Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!
Pas mbledhjes së protestuesve para godinës së Kryeministrisë në bulevard mbrëmjen e sotme, nuk munguan aktet e tensionit. Rreth orës 18:00, një grup të rinjsh, shumë prej tyre të maskuar, nisën të sulmonin godinën e Kuvendit, ku ndodhet edhe Gjykata Kushtetuese. Ata sulmuan dyert duke goditur me shkelma dhe gurë e shkaktuar dëme. Por ndërhyrja e menjëhershme e Policisë dhe forcave Shqiponja i zmbrapsi, duke i nxjerrë sërish në bulevard. Një grup tjetër efektivësh rrethuan menjëherë godinën e Kuvendit.
Burimi:
javanews.al