Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

Rimbursimi i sensorëve të monitorimit të glukozës në gjak për fëmijët e prekur nga diabeti i tipit 1, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, vlerësohet nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet si një hap shumë i rëndësishëm në mbështetje të shëndetit dhe mirëqenies së tyre, por ata kërkojnë zgjerimin e kësaj skeme edhe te gratë shtatzëna. Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, ata sjellin në vëmendje se monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë ul rreziqet për nënën dhe foshnjën, si dhe ul kohën e gjatë që nëna kalon me nivele të larta të sheqerit. Asim Toro, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet u shpreh se: “Është shumë e vështirë si situatë. Një femër që është me diabet dhe është...