Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

Reshjet e rëna me intensitet në veri kanë shtuar prurjet në kaskadën e Drinit. Situata ka ndikuar edhe në nivelin e liqenit të Fierzës, ku kuota e ujit ka arritur në rreth 255 metra. Sipas të dhënave, prurjet rezultojnë 100 m³ në sekondë. Por, pavarësisht kësaj, niveli në Fierzë mbetet i ulët, i ndikuar nga mungesa e reshjeve gjatë verës dhe vjeshtës. Sipas një njoftimi zyrtar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar një procedurë blerjeje energjie për periudhën 11–15 nëntor. Në këtë procedurë janë blerë 21 mijë e 600 megavat-orë energji elektrike, me një vlerë totale prej 6.4 milionë eurosh. Blerja synon të sigurojë furnizimin me energji dhe të përmbushë nevojat e konsumit gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, Shqipëria po synon të diversifikojë burimet e prodhimit...