Tritoli ndaj punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohen dy të dyshuar të tjerë

Tritoli ndaj punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohen dy të dyshuar të tjerë

FOTO ILUSTRUESE ELBASAN- Hetimet për shpërthimin me tritol ndaj makinës së punonjëses së Bashkisë së Elbasanit Alba Duhanxhiu kan sjellë dy arrestime të reja. Ngjarja ndodhi më 5 nëntor në lagjen 28 Nëntori, ndërsa personat e ndaluar dyshohet se kanë pasur role në realizimin e sulmit. Një 24 vjeçar dyshohet se ka qenë i përfshirë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse, në bashkëpunim me një 17-vjeçar të ndaluar më herët. Ndërsa një 29-vjeçar akuzohet se ka transportuar eksplozivin me automjetin e përdorur për ngjarjen. Sipas hetimeve, automjeti ishte siguruar nga 43vjeçari Ervis Tivari i cili u arrestua menjëherë pas shpërthimit. Të tre personat e arrestuar së fundmi dhe më herët janë nga Durrësi. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit 'Porosia'. Policia bën me dije...