Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e PS Tiranë: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi
ervin demo & Albana Koçiu Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar ne një postim në rjetet sociale pas caktimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë. Në një reagim pas Asamblesë Kombëtare të PS-së Koçiu ka bërë të ditur se angazhimi i saj do të vijojë në terren në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit, në bashkëpunim me Ervinin, Ogertën dhe strukturat e tjera socialiste. Ajo e ka lidhur këtë angazhim me objektivat e Partisë Socialiste për zhvillimin e vendit dhe integrimin europian duke vënë theksin edhe te përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e premtimeve ndaj qytetarëve. “Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jep shembullin e zhvillimit, krijon mundësi të reja për çdo familje dhe nis...
Burimi:
zeri.ai