Protesta bllokon Zogun e Zi, një makinë kalon mes turmës: Hapuni se është duke lindur

Protesta bllokon Zogun e Zi, një makinë kalon mes turmës: Hapuni se është duke lindur

foto TIRANË- Bllokimi i rrugës në zonën e Zogut të Zi ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa protestuesit kanë ndaluar qarkullimin. Megjithatë mes makinave të mbetura në trafik, një automjeti iu hap rruga për të vijuar lëvizjen pasi brenda tij ndodhej një grua shtatzënë që po transportohej për në maternitet. Nga protesta dëgjohet një prej pjesëmarrësve që u kërkon të tjerëve të hapin rrugën duke thirrur 'Hapuni se është duke lindur'. Automjeti u lejua të kalonte mes bllokimit, ndërsa protesta vijonte të pengonte qarkullimin në këtë aks të kryeqytetit./ZËRI