Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë
Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre, pasi qëndruan për disa orë përpara Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga ditët e tjera, ata janë drejtuar te “Zogu i Zi” ku kanë bllokuar rrethrotullimin për disa minuta, teksa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe kanë thyer disa kangjella në anë të rrugës. Më pas grupi i protestuesve është nisur drejt “21 Dhjetorit”, herë pas here duke hedhur në rrugë kapsolla shpërthyese, ndërsa janë thyer edhe disa tabela reklamash në njërën anë të rrugës. Situata është tensionuar disi kur i janë afruar Komisariatit aty por megjithatë nuk ka patur përplasje. Ajo që bie në sy ndryshe nga protestat e mëparshme, është mungesa e forcave të policisë që i shoqërojnë ata si dhe e autobotëve me ujë. Policia...
Burimi:
javanews.al