Klosi sqaron fatin e Spiropalit dhe Ndrecës në PS: Jashtë forumeve, por jo të përjashtuar nga partia

Klosi sqaron fatin e Spiropalit dhe Ndrecës në PS: Jashtë forumeve, por jo të përjashtuar nga partia

blendi klosi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka reaguar pas lajmeve për përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke sqaruar se deklarata e tij është keqinterpretuar. Përmes një reagimi publik, Klosi thekson se të dy nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të PS- së, por nuk bëhet fjalë për përjashtimin e tyre nga partia. Sipas tij kjo nuk ka kuptim në një parti ku anëtarësimi mund të kryhet edhe përmes aplikimit online. Klosi ka sqaruar gjithashtu arsyen pse propozimi për përjashtimin e tyre nuk u votua në Asamble duke thënë se tre anëtarë u shprehën kundër këtij qëndrimi dhe se diskutimi u zhvillua lirisht. Në përfundim, ai i...