Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka depozituar kërkesën për konfiskimin e një sërë pasurish në pronësi të shtetasit D.A. dhe personave të lidhur me të, me dyshimin se janë përfituar pa burime të ligjshme. Kërkesa është bërë në kuadër të procedimit pasuror nr. 2, të vitit 2019, dhe bazohet në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”. Sipas Prokurorisë, pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi përfshijnë: Truall 350 m² në qytetin e Gjirokastrës Truall 1500 m² dhe ndërtim 23...