Toka, bimë dhe banesa të shkrumbuara nga flakët, pamje nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

Toka, bimë dhe banesa të shkrumbuara nga flakët, pamje nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

Pamjet e ditës së sotme nga fshatrat e Njësisë Administrative Vergo në bashkinë Delvinë janë dëshmi e një katastrofe natyrore që ka lënë pas një shkrumb total. Toka, fusha, ullishte dhe banesa janë përpirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi dhe pa kontroll, duke detyruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën. Tani, shumë prej tyre janë rikthyer në vendbanimet e tyre për të parë nga afër përmasat e tragjedisë. Në sytë e tyre lexohet tronditja e një nate që do ta kujtojnë gjatë. Flakët nuk kursyen asgjë: as shtëpitë, as bagëtitë, as tokat bujqësore nga...