Tmerr në Meksikë, 17 trupa të pajetë u gjetën brenda një shtëpie në shtetin më të dhunshëm të vendit

Tmerr në Meksikë, 17 trupa të pajetë u gjetën brenda një shtëpie në shtetin më të dhunshëm të vendit

Autoritetet meksikane gjetën shtatëmbëdhjetë trupa brenda një shtëpie të braktisur në shtetin e Guanajuato-s, më i dhunshmi në Meksikë bazuar në numrin e vrasjeve të regjistruara çdo vit, njoftoi zyra e prokurorit të hënën në mbrëmje. Trupat u gjetën gjatë hetimeve në Irapuato (qendror), një nga qytetet në Guanajuato të shkatërruara nga krimi i organizuar (më shumë se 3,000 vrasje në total në shtet në vitin 2024). Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv