Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Tmerr! Janë në derë të qendrës shëndetësore”/ Braçe denoncon situatën në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut
Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh. Deputeti Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik. Denoncimi i deputetit Erjon Braçe: Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës; Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë! Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë...