Tjetërsuan 1134 ha tokë/ arrest me burg për 2 ish drejtuesit e Kadastrës Fier, ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin

Tjetërsuan 1134 ha tokë/ arrest me burg për 2 ish drejtuesit e Kadastrës Fier, ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin

Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër shtetasve Ertis Shehu ish drejtori i Kadastrës Fier; Bardhyl Kapaj, një tjetër ish drejtor i Kadastrës,  Fier;  Pirro Çela ish specialist jurist në kadastrën Fier dhe  Kastriot Haskaj biznesmeni përfitues. Ata u arrestuan më 17 shtator me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet se kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 1134 hektarësh në zonën e Sheq Marinasit dhe Semanit të ri. Toka dyshohet se është tjetërsuar nga shtetasi Kastriot Hasko me dokumente të falsifikuara, ndërsa dy ish drejtorët e Kadastrës kanë lejuar regjistrimin e saj. Më pas toka u është shitur dy kompanive private. Gjatë seancës sot, prokurorja Irma Velo ka paraqitur akuzat dhe argumentet...