Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër sulm i përgjakshëm rus në Ukrainë, 16 të vrarë dhe mbi 35 të plagosur në një qendër paraburgimi
Një nga sulmet më të përgjakshme në muajt e fundit në Ukrainë ka ndodhur gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhia, në jugperëndim të vendit, ku si pasojë e bombardimeve ruse janë vrarë të paktën 16 persona dhe janë plagosur mbi 35 të tjerë në një qendër paraburgimi. Lajmi u konfirmua nga guvernatori lokal, Ivan Fedorov, përmes një postimi në aplikacionin Telegram, ku njoftoi se godina e burgut është shkatërruar plotësisht, ndërsa edhe shtëpi private në afërsi kanë pësuar dëme të mëdha. “Godina e institucionit penal u rrafshua dhe dhjetëra banesa private u dëmtuan rëndë nga sulmet,” shkroi Fedorov. Sipas autoriteteve...