Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër sulm i përgjakshëm rus në Kiev! Të paktën 27 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur, mes tyre shumë fëmijë
Një nga sulmet më të rënda që ka goditur kryeqytetin ukrainas në javët e fundit ka lënë pas një bilanc tragjik. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 159 të tjerë janë plagosur, pas një vale raketash dhe dronësh që goditën Kievin gjatë natës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe duke lënë shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja. Sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, mes viktimave janë edhe tre fëmijë, ndërsa 12 të tjerë ndodhen në mesin e të plagosurve. “Për fat të keq, skenarët më të këqij në lidhje me numrin e njerëzve të bllokuar...