Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

Rrjeti shumë sekret që përdor Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-ve (NSA) për komunikimet e brendshme ka dalë jashtë funksionit, bëjnë të ditur gjashtë persona në dijeni të situatës, raporton CNN. Rrjeti, i njohur si “NSA Net”, u mundëson punonjësve të agjencisë të shkëmbejnë informacione të klasifikuara. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se problemi është shkaktuar nga një sulm kibernetik, thanë burimet. Ndërsa po përpiqet të përcaktojë përmasat e defektit, agjencia ka vendosur që punonjësit të paraqiten në punë me orare të ndryshme. Megjithatë, një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan kanë deklaruar se ndërprerja e funksionimit të NSA Net nuk do të ndikojë në aftësinë e agjencisë për t’i përcjellë informacione urgjente të inteligjencës presidentit Donald Trump, i cili ndodhet...