Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tjetër skandal në politikën spanjolle, zyrtari i afërt me kryeministrin Sanchez jep dorëheqjen pas akuzave për ngacmim s*ksual
Përpjekjet e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez për të rikuperuar imazhin e Partisë Socialiste të Punëtorëve pas një vale skandalesh korrupsioni kanë marrë një tjetër goditje të rëndë. Një prej zyrtarëve të lartë të partisë, Francisco Salazar, ka dhënë dorëheqje pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga disa punonjëse. Salazar, i cili mbante funksionin e mbikëqyrësit të koordinimit institucional në pallatin Moncloa, rezidenca dhe zyra zyrtare e kryeministrit, u largua të shtunën nga posti i tij dhe nga roli si zëvendës në sekretariatin e partisë. Akuzat dolën në dritë pas një artikulli të publikuar nga portali elDiario, ku disa punonjëse...