Tjetër sezon i dështuar dhe duarbosh, tifozeria e Al-Nassr sulet ndaj Cristiano Ronaldos. Nuk shpëton as trajneri Pioli

Tjetër sezon i dështuar dhe duarbosh, tifozeria e Al-Nassr sulet ndaj Cristiano Ronaldos. Nuk shpëton as trajneri Pioli

Tifozët e Al-Nassr duket se janë kthyer kundër Cristiano Ronaldos pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë përjetoi edhe një sezon pa trofe. Ronaldo iu bashkua nëntë herë kampionëve të Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr, në dimrin e vitit 2023, pasi u grind me Erik ten Hag te Manchester United. Ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë solli një mori emrash të mëdhenj në Arabinë Saudite gjatë verës. Tifozët e legjendës së futbollit shpresonin se një transferim te Al-Nassr do ta ndihmonte të afrohej me rivalin e tij, Lionel Messi, për sa i përket trofeve të fituar, megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Që kur Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, ata nuk kane arritur të fitojnë asnjë trofe dhe ata kanë mbetur shumë larg garës...