Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tjetër ngjarje e rëndë në shkolla! Nxënësi sulmon për vdekje asistenten në Francë
👁11957
Një tjetër ngjarje e rëndë në shkollë ka tronditur një tjetër vend europian këtë të martë. Një nxënës ka vrarë me thikë një asistente 31-vjeçare në një shkollë të mesme në Hauts-de-Marne. Sulmi ka ndodhur, kur po bëhej kontroll në çantat e nxënësve, përpara se ata të hynin në ambientet shkollore. Gruaja u plagos rëndë, u transportua në urgjencë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autori i ngjarjes, nxënës gjimnazi u dërgua në paraburgim. Ngjarja ka tronditur autoritetet franceze.