Tjetër incident në një aeroport në Angli, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika

Tjetër incident në një aeroport në Angli, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika

Aeroporti i Birminghamit në Anglinë qendrore njoftoi se kishte mbyllur përkohësisht pistën e tij sot pas një incidenti ajror, tha menaxhmenti i aeroportit. “Pas një aksidenti ajror, pista është mbyllur përkohësisht”, shkruhej në deklaratën e aeroportit. Imazhet e postuara në X tregojnë një aeroplan të vogël me helikë, me helikën e bllokuar, në pistën e aeroportit të shtatë më të ngarkuar të Britanisë. The Telegraph raportoi se të gjitha nisjet dhe mbërritjet do të vonohen deri në orën 6 pasdite sipas orës lokale. “Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që kjo do të shkaktojë. Ne do t’i përditësojmë pasagjerët që janë tashmë në aeroport dhe u rekomandojmë atyre që udhëtojnë më vonë sot të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre para se të vijnë në aeroport. Ne...