Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tjetër dëmtim për City, Ederson: Sezon i vështirë mes gabimeve dhe problemeve fizike
Të Manchester City kanë frikë se Ederson mund të jetë jashtë fushës për javë të tëra për shkak të lëndimit në ijë. Klubi po konstaton shkallën e një lëndimi të përsëritur të portierit brazilian. Ederson ka humbur shtatë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme këtë sezon, ndërkohë që u tërhoq në fund të ndeshjes ndaj Crystal Palace të shtunën, fituar 5-2. “Ka qenë një sezon shumë i pazakontë për ne, veçanërisht duke marrë parasysh gjithçka që kemi prodhuar vitet e fundit, gjëra që nuk janë as normale”, tha Ederson për mediat britanike. “Ky sezon ka qenë shumë, shumë i vështirë edhe për mua. Shumë lëndime, paraqitje individuale jo të mira. Por ky është futbolli, nuk mund të japësh...