Tjetër bankë në Shqipëri, BSH miraton liçencën për Zirat

Tjetër bankë në Shqipëri, BSH miraton liçencën për Zirat

Tregut financiar të Shqipërisë do t’i shtohet një bankë e 12-të. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e e bankës turke Zirat për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë. “Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj. Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në...