Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër aksident i rëndë në vend, plagosen dy fëmijë të moshës 8 dhe 12 vjeç
Një aksident ka ndodhur sot, rreth orën 15:00 në Dimal, në zonën e quajtur Parku i qytetit. Shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e tij. Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e policisë kryen këqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje, për...