Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tjetër aksident i rëndë në vend/ Furgoni i mallrave përplas një motorr (Detajet)
👁6479
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.