Tivari i panjohur, qartazi një vend shqiptar!

Tivari i panjohur, qartazi një vend shqiptar!

Tivari, sot i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në jug të Malit të Zi. Porti më i madh i Malit të Zi si dhe qendra e Komunës së Tivarit. Në pranverën e vitit 1945, Tivari ishte vendi ku u masakruan rreth 1500–2000 shqiptarë në rastin e quajtur Masakra e Tivarit. Në gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa në gjuhët sllavojugore thjeshtë si Бар/Bar. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik. Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura...