Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, nuk mund të regjistrojnë lojtarët e rinj në skuadër
Verë problematike për Tiranën dhe Skënderbeun. Dy klubet shqiptare nuk do të kenë mundësinë të regjistrojnë lojtarët e rinj të afruar në merkato. Shkak janë bërë mosshlyerjet e detyrimeve që kanë nga viti i shkuar. Vendimi është përcjellë nga Komisioni i Dispilinës përmes faqes zyrtare të FSHF-së në internet. Bllokimi i regjistrimit të futbollistëve të rinj, si për Tiranën, ashtu edhe për Skënderbeun, është i vlefshëm për 3 periudha regjistrimi. Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës: KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit...