Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tiranë, vidhte të dhënat bankare nga qytetarët, në pranga 23-vjeçari nga Franca
👁8927
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin kundër krimit kibernetik, të quajtur “MISLEADING MESSAGES”, duke arrestuar një 23-vjeçar nga Franca, i dyshuar për mashtrime online me qëllim vjedhjen e parave nga qytetarët shqiptarë. I riu dërgonte mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve në Shqipëri, duke u paraqitur si një bankë. Përmes një linku mashtrues, kërkonte që viktimat të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Pasi i merrte këto të dhëna, ai përfitonte akses në llogaritë bankare të tyre dhe tërhiqte para nëpërmjet bankomatëve apo aplikacioneve bankare. Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi mes disa strukturave të Policisë së...