Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/ U kapën me kokainë, policia arreston dy shtetas
Policia e Tiranë ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në kryeqytet. Në prangat e policisë ka rënë Ismet Daja 58 vjeç dhe Kejdi Daja 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin. Blutë njoftojnë se këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut. Atyre iu gjetën 1.3 kilogramë kokainë gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “White Pack”....