Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/ U kapën duke vjedhur në një kompleks, arrestohen dy persona
👁11360
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke vjedhur në një kompleks të vendosur në rrugën “Fejzi Himzo” në kryeqytet. Shtetasit e arrestuar janë P. M., 51 vjeç, dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas kapjes në flagrancë, u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura. Veprimet hetimore të mëtejshme zbuluan dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga të njëjtët individë në muajt mars dhe prill të këtij viti. Vlerat e vjedhura përfshijnë para, pajisje elektroshtepiake, vegla pune dhe pije alkoolike. Policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera...