No Image Available

Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar arrin të largohet nga vendngjarja

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri. Autori dyshohet se ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Ende nuk ka informacion të saktë mbi shumën e grabitur apo identitetin e autorit. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në grabitje.