Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i bizneseve dhe qytetarëve, i sekuestrohen 600 mijë lekë dhe 8200 euro
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese. U arrestua Skerdilaid Godo. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracking”. Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Dokumentohen 5 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit. Sekuestohen rreth 600 000 lekë, 8200 euro dhe 1 portofol i vjedhur. Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i...