Tiranë/ 45-vjeçarit i kapin në garazh pistoletë të modifikuar për silenciator, shkop gome e bejsbolli

Tiranë/ 45-vjeçarit i kapin në garazh pistoletë të modifikuar për silenciator, shkop gome e bejsbolli

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Garage”, duke vënë në pranga një 45-vjeçar që mbante armë zjarri pa leje në garazhin dhe banesën e tij në rrugën “Teodor Keko”. Arma e zjarrit pistoletë ishte modifikuar për ti vendosur silencator. Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, K. Dh., 45 vjeç, u sekuestrua dhe një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Burimi: Syri.net