Tirana sërish në flakë për dorëheqjen e Ramës/ Plumba gome, rrahje dhe protestues të plagosur
Mijëra qytetarë dolën sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, në një protestë të shoqëruar me përplasje të dhunshme, përdorim të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe me disa të plagosur, mes tyre një 28-vjeçar i goditur rëndë në sy. Njëmbëdhjetë ditë pas shpërthimit të protestës së parë, Tirana u ngrit sërish këtë të shtunë në një demonstratë të madhe kundër qeverisë. Me mijëra qytetarë të thirrur nga Partia Demokratike dolën në rrugë për ta mbështetur protestën e studentëve dhe duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Pas disa ditësh qetësie relative, protesta e 24 tetorit tregoi se revolta nuk është shuar dhe se zemërimi ndaj qeverisë vazhdon të mobilizojë mijëra njerëz, edhe kur...
Burimi:
sot.com.al