Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tirana rekord për kredi, Vlora më pak kërkesë për financim nga bankat
Kredia e marrë nga qytetarët e Tiranës ka shënuar një rekord të ri në tremujorin e parë të 2025. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e huasë arriti në 217 miliardë lekë në fund të marsit, duke shënuar një rritje me 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje është më e lartë se në çdo rajon tjetër të vendit. Pra, kryeqytetasit janë ata që kanë kërkuar më shumë financim nga bankat në 3 muajt e parë të këtij viti. Megjithëse Vlora është qyteti i tretë me vlerën...