Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tirana po kthehet në epiqendër rajonale”, Abdixhiku përgëzon Shqipërinë dhe sulmon Kurtin: Ka qëllim shijimin e pushtetit
👁12425
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për mbledhjen e Komunitetit Politik Europian në Tiranë gjatë ditës së sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku shkruan se Tirana sot shihet si epiqendër e re rajonale, ku sipas tij, po gdhendet e ardhmja e vetë kontinentit. Ai shkruan gjithashtu se Kosova vijon të mbetet nën masa dhe sanksione nga BE, si dhe pa institucione, për shkak se sipas Abdixhikut, qëllimi i qeverisë Kurti është shijimi i pushtetit. Në përfundim, ai përgëzon Shqipërinë për Samitin, teksa i bën thirrje popullit të Kosovës për rizgjim. Postimi i Abdixhikut: Evropa...