TIRANA PARA NJË TJETËR PROTESTE KOMBËTARE, STUDENTËT DHE OPOZITA NË SHESH NË ORËN 12:00
Tirana përgatitet për një tjetër ditë protestash, në një moment kur përplasja mes studentëve dhe qeverisë ka kaluar përtej kërkesave për arsimin dhe është kthyer në një konflikt të hapur politik. Në orën 12:00 të kësaj të shtune është paralajmëruar një protestë kombëtare. Studentët kanë njoftuar grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe pranë Kryeministrisë. Nën moton “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella në drejtimin politik të vendit. Protestës pritet t’i bashkohen edhe pedagogë të universiteteve, një pjesë e të cilëve kanë bojkotuar mësimin në mbështetje të studentëve. ZHVILLIMI I RI: OPOZITA MOBILIZON STRUKTURAT Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës...
Burimi:
ntv.al