Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona

Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 51 persona të arrestuar në lidhje me protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të shpallur sot në mbasdite 11 persona janë lënë në “Arrest në burg”, 5 në “Arrest në shtëpi”, 25 me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për 10 të tjerë është caktuar masa “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, duke u ndaluar të afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike apo të qëndrojnë në sheshe dhe mjedise ku zhvillohen tubime ose manifestime pa autorizimin e Gjykatës. Për 40 persona Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen të arrestuar, ndaluar apo të izoluar për një çështje tjetër penale. Masat...