Tirana në shtetrrethim të shtunën/ Mbi 2 mijë forca policie në terren për duelin ndaj Serbisë, sisteme antidron

Tirana në shtetrrethim të shtunën/ Mbi 2 mijë forca policie në terren për duelin ndaj Serbisë, sisteme antidron

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, autoritetet shqiptare kanë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar rendin publik dhe mbarëvajtjen e aktivitetit. Burime zyrtare konfirmojnë se rreth 2,000 forca policie do të jenë të angazhuara, numri më i lartë ndonjëherë për një ndeshje futbolli në vend. Pjesë e këtij operacioni të gjerë do të jenë njësitë elitare RENEA, FNSH, Antiterrori, si dhe Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH). Siguria më e madhe do të fokusohet tek ekipi serb, i cili do të shoqërohet në çdo moment me masa të rrepta nga mbërritja...
Burimi: Kohajone.com