Tirana në protestë, libri pret dhjetorin! Shtyhet Panairi i 29-të i Librit

Tirana në protestë, libri pret dhjetorin! Shtyhet Panairi i 29-të i Librit

TIRANË- Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të mbahet në datat e parashikuara. Aktiviteti i planifikuar për 11-15 nëntor është zhvendosur për në muajin dhjetor për shkak të situatës së tensionuar në kryeqytet dhe protestave që po zhvillohen në Tiranë. Vendimi është marrë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë e drejtuar nga Petrit Ymeri pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. Shqetësimi kryesor lidhet me pjesëmarrjen e publikut, pasi klima e krijuar në qytet mund të ndikojë në numrin e vizitorëve që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet veçanërisht të rinjve dhe fëmijëve. Panairi i Librit është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që bashkon botuesit, autorët dhe lexuesit duke u dhënë mundësi këtyre të fundit të njihen...