Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Kryeqyteti po vuan pasojat e shkeljes së ligjit nga të gjitha palët. Rasti i Erion Veliajt në analizën e ish kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume tregon një lojë të zhvilluar në funksion të interesave politike të momentit. “Rast shume i dukshëm për mos respektimin e kërkesave të shtetit ligjor. E ke të shkruar në ligj sesi veprohet në një situatë të tillë , nuk e ke zbatuar, ke bërë sikur e ke zbatuar, opozitë dhe mazhorancë. E ke bërë vetëm për sa kohë qe ke menduar se të vlen politikisht por jo se do që të rregullosh atë për të cilën flet dhe deklarohesh: qeverisjen normale të komunitetit të kryeqytetit të vendit, që normale mund të jetë vetëm kur qeveriset nga ai...