Tirana ‘kujtesë’ tifozëve: Me Vorën luajmë me dyer të mbyllura

Tirana ‘kujtesë’ tifozëve: Me Vorën luajmë me dyer të mbyllura

Njoftimi i Tiranës “KF Tirana njofton të gjithë tifozërinë bardheblu dhe opinionin sportiv se, në zbatim të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, klubi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Për rrjedhojë, ndeshja e ardhshme që KF Tirana do të zhvillojë në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium. Na vjen keq që skuadra do të duhet t’i zhvillojë këto ndeshje pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të tifozërisë sonë, e cila ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e identitetit, historisë dhe forcës së KF Tiranës. Pa ju në tribunë. Me ju në fushë” Post navigation