TikTok-u gjobitet me 12,7 milionë paund për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve
24 September, 2026 - 18:37 Rrjeti social TikTok do të paguajë një gjobë prej 12,7 milionë paundësh në Britani të Madhe, për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve. Gjoba u vendos në vitin 2023 nga Zyra e Komisionerit për Informacionin (ICO), autoriteti britanik që mbikëqyr mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas ICO-së, TikTok-u nuk kishte bërë mjaftueshëm për të parandaluar përdorimin e platformës nga fëmijë nën moshën 13 vjeç dhe për të garantuar përdorimin e duhur të të dhënave të tyre. Autoriteti vlerësoi se në vitin 2020 deri në 1,75 milionë fëmijë nën 13 vjeç në Britani të Madhe, mund të kishin përdorur TikTok-un, edhe pse rregullat e platformës nuk lejonin krijimin e llogarive nga kjo grupmoshë. TikTok-u e kishte kundërshtuar fillimisht gjobën, por...
Burimi:
kultplus.com