Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
TIA: Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në qershor
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton për një trend në rritje të qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga TIA, vetëm gjatë muajit qershor 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur 1.147.866 pasagjerë, një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin maj. Gjatë së njëjtës periudhë janë kryer 6830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport. Destinacionet më të kërkuara mbeten qytetet italiane dhe britanike, me Milanon, Londrën, Romën, Bolognën dhe Venecian që kryesojnë listën e preferencave të udhëtarëve. Përveç rritjes së numrave, TIA...