Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thyen dhe grabitën gjatë natës tabakinon në Tiranë, arrestohen dy persona, procedohen dy të tjerë
Dy persona u arrestuar dhe dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi grabitën dy herë gjatë natës një tabakino në Tiranë. Uniformat blu bëjnë më dije se në pranga kanë rënë Erjon Selmanaj, 22 vjeç dhe Alkeo Abedini, 19 vjeç, ndërsa dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë. Identifikohen 4 autorët e dyshuar....