Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Thomas Muller largohet pas 25 vitesh nga Bayern Munchen, do të vijojë karrierën në MLS
Pas 25 sezonesh të lavdishme me Bayernin, Thomas Muller ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Vancouver Whitecaps konfirmuan marrëveshjen me gjermanin legjendar, që ka firmosur një kontratë dyvjeçare, deri në fund të sezonit 2026. 35-vjeçari shkon në MLS si një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit kanadez. Me 13 tituj Bundeslige, 2 Champions League, Kupën e Botës 2014 dhe mbi 750 ndeshje me Bayernin, Müller ofron një përvojë të jashtëzakonshme në një skuadër që renditet e dyta në Konferencën Perëndimore dhe synon kupën MLS 2025. “Kam dëgjuar shumë për qytetin, por mbi të gjitha po vij për të fituar,” deklaroi Muller. “Jam gati të ndihmoj këtë skuadër të arrijë suksese të mëdha.” Pavarësisht rolit të tij si zëvendësues...