Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Thirrjet antishqiptare, skandaloze”, Taravari nga Pogradeci: Bota serbe ka ndërhyrë thellë në RMV
Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët ka komentuar nga Pogradeci incidentin e ndodhur në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit me Rumaninë. “Ishte një ngjarje skandaloze”, tha ai, ndërsa tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët. “Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare por edhe disa maqedonase. Dua të falënderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova. Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas dhe kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet...