Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit, FIBA nis hetimet ndaj Maqedonisë

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit, FIBA nis hetimet ndaj Maqedonisë

pamje nga ndeshja MAQEDONIA E VERIUT- Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës. “Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. FIBA...