Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një i arrestuar. Ministria e Brendshme: Zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi arrestimin e një personi dhe intervistimin e disa të tjerëve pas thirrjeve raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, dyshohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes. Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në asnjë aktivitet sportiv. “Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut apelon për tifozeri të ndershme dhe sportive, dhe çdo fyerje do të sanksionohet ashpër. Ministria e Brendshme apelon të gjithë qytetarët dhe anëtarët e grupeve të tifozëve që të bëjnë tifozeri për sportistët e tyre të preferuar, por...