Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ndeshjeje në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha i cilësoi ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve. Ai thekson se PD dënon me forcën më të madhe këto akte dhe vlerëson qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre. “Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut....