Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani, mungon reagimi zyrtar

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani, mungon reagimi zyrtar

Një incident shqetësues është regjistruar gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku një pjesë e tifozëve maqedonas përdorën kore me gjuhë të hapur urrejtjeje, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve.“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ishte një ndër parullat e përsëritura nga turma, ndërsa autoritetet në sallë nuk morën asnjë masë për të ndalur situatën.Në publik ishin të pranishëm edhe figura të larta të shtetit maqedonas, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç.Në...